Afati prej 24 orësh që ushtria izraelite u dha banorëve të Gazës për t’u larguar drejt pjesës jugore të vendit, ka skaduar, megjithatë një pjesë e mirë e popullsisë nuk ka mundur ende të lëvizë, ndaj edhe është bërë një tjetër lëshim.
Kështu Forcat Mbrojtëse të Izraelit dolën me një mesazh në arabisht, ku u kërkonin civilëve palestinezë që të shfrytëzonin fashën prej orës 10 deri në 16, për t’u larguar në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
“Nëse doni të kujdeseni për veten dhe të dashurit tuaj, shkoni në jug sipas udhëzimeve. Jini të sigurt se udhëheqësit e Hamasit janë kujdesur për veten e tyre dhe po kërkojnë mbrojtje nga sulmet në zonë”, thuhet në deklaratë, duke u kërkuar civilëve që të përdorin rrugë të veçanta evakuimi për të dalë nga qyteti i Gazës “të sigurt”.
"Për sigurinë tuaj, përfitoni nga "dritarja" e shkurtër për të lëvizur në jug - nga Beit Hanoun në Khan Yunis," thuhej në mesazh, duke përfshirë një hartë të dy rrugëve.
Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruarr se ushtria izraelite do të nisë një sulm brenda Rripit të Gazës për të zhdukur njëherë e mirë Hamasin, teksa po krijon kushtet për largimin e civilëve, në mënyrë që ata të mos preken nga ofensiva.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Israel#Palestine#TopChannel
Ещё видео!