Në shkollën 9-vjecare Çerm Proshkë është zhvilluar një protest nga prindër dhe nxënës pasi kjo shkollë nuk plotëson numrin e caktuar për të zhvilluar një ore mesimore .
Prindrit shprehen të shqetësuar se femijët e klasave të para, të cilët sipas të dhënave nga zyra arsimore Lushnje janë vetëm 9 fëmijë, nuk mund të mësojnë me një klasë me nxënës të klasave të 4 .
Prindrit nuk janë dakort që të bëhet mësim në klasa kolektive.
“Fëmija në klasë të parë të mësojë në klasën e tretë nuk më duket e arsyeshme” shprehet një prind.
"Jo më shumë se dy vite u hodhën investime dhe tani të mbyllet për bashkim klasash, ku nxënësit janë" thotë një prind
Nga ana tjetër drejtori i shkollës Xhevahir Sufja shprehet se janë të detyruar sipas ligjit të ministrisë së arsimit të bëjnë bashkim në klasa kolektive pasi numri I nxënësve është shumë i vogël.
Ещё видео!