Një 78-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në aksin Lezhë-Shkodër mesditën e së hënës.
Viktima Mark Luci ishte duke lëvizur me një motor kur u përplas me një furgon. Goditja ishte e fortë ndërsa 78-vjeçari mori plagë të shumta në trup.
Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Lezhës por nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga ana e mjekëve. Ende nuk dihet shkaku I aksidentit ndërsa policia nisi hetimet lidhur me rastin, ndërsa shoqëroi shoferin e furgonit për veprime të mëtejshme.
Më herët gjatë ditës edhe në Fier një makinë tip “Toyota” u përplas me një autobot gazi në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”. Si pasojë, mjeti pothuajse u shkatërrua totalisht ndërsa mbeti I plagosur shoferi, I cili u transportua me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Nga aksidenti u bllokua për disa minuta I gjithë ky aks rrugor.
Ndërkohë nga ana tjetër policia e Shkodrës arrestoi shoferin 37-vjeçar të autobusit, që u përfshi në aksidentin e ndodhur të shtunën në aksin “Koplik – Shkodër”, ku humbi jetën një çift I moshuar bashkëshortësh që po udhëtonin me motor.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Aksident#Lezhë#TopChannelNews
Ещё видео!