[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Me gjithë optimizmin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje për arritjen e një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për qeverinë e re, dy liderët u takuan pasditen e kësaj të premte por pa rezultat.Albin Kurti dhe Isa Mustafa biseduan për më shumë se një orë në një takim me dyer të mbyllura në Kuvendin e Kosovës, por asnjë nuk dhanë detaje nga bisedimet. Më herët gjatë ditës kreu i Vetëvendosjes u shpreh se me gjithë vështirësitë, marrëveshja për qeverinë e re është e mundur.“Me siguri që do të ketë takime, të mos kemi takime është e pamundshme, marrëveshja është e mundshme, marrëveshja është e nevojshme, sepse qytetarëve u nevojitet ajo , mirëpo këto nuk janë lajme. Kur t’i kemi rezultatet konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse që i bashkëngjitet harmonizimit programor do të mund të kemi se çka të themi.”Mospajtimet mes Kurtit dhe Mustafes janë rreth postit të presidentit pas përfundimit te mandatit të Hashim Thaçit.
Ещё видео!