Lajme Arkiva 2009
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar pak minuta më parë shqyrtimin e aplikimit të Shqipërisë për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, duke i kërkuar komisionit që të përgatisë procedurat e nevojshme për të vlerësuar stadin aktual të Shqipërisë.
Në mbledhjen e drekës nuk pati asnjë diskutim shqetësues në lidhje me këtë çështje, gjë që konfirmon mbështetjen e bllokut për vendin tonë dhe suksesin e reformave të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.
Gjatë gjithë këtij muaji, përfaqësuesit më të lartë të Brukselit dhanë pa hezitim mbështetje për liberalizimin e vizave me vendin tonë, një proces që shihet si hapi i fundit i një vendi që aplikon drejt statusit kandidat në bllok.
Vetëm pak ditë më parë Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini, gjatë një takimi me zv/kryeministrin Ilir Meta, premtoi se që nga pranvera e ardhshme Shqiptarët do të udhëtojnë pa viza drejt Evropës falë një procesi të përshpejtuar duke qenë se blloku është i kënaqur me progresin e Shqipërisë që deri më tani po përmbush në terma të kënaqshëm kushtet e vendosura nga Brukseli për liberalizimin e vizave.
Deklarata e Fratinit erdhi vetëm pak orë pasi PE aprovoi rezolutën e Komisionit parlamentar për integrimin ku vendoset përshpejtimi i procedurave për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën dhe heqja e tyre në Korrik të 2010.
Në muajin Prill kryeministri Sali Berisha dorëzoi në Pragë aplikimin për statusin kandidat në BE.
Kryeministri çek, Mirek Topolanek, që kryesonte atëherë presidencën e Bllokut tha se ky moment erdhi mbi të gjitha për shkak të reformave të qeverise, të cilat ai i cilësoi si të jashtëzakonshme.
Pas këtij vendimit të rëndësishëm të marrë sot në Bruksel KE do t’i dërgojë menjëherë Shqipërisë pyetësorin, që do të vlerësojë ecurinë e vendit dhe kapacitetet administrative të Shqipërisë duke i dhënë dritën jeshile kështu nisjes së procesit historik për shqyrtimin e aplikimit për statusin kandidat të Tiranës në BE./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!