Parlamenti nuk e ka ndalur punën, por kjo nuk mund të nënkuptojë se gjithccka e planifikuar do të mund të mbyllet në seancat e mbetura deri në 25 prill. Kësisoj, gjithccka do të ndodhë pas kësaj date, kur deputetët do të votojnë ato ligje, që thuajse kanë mbetur peng nga vota, apo edhe axhenda parlamentare.
Parlamenti ka në program një sërë ligjesh të rëndësishme, të cilat kanë ngjallur jo pak debat. Këto ligje pritet që të miratohen pikërisht pas zgjedhjeve. Një ndër ligjet që ka ngecur është ai i amnistisë fiskale.
Pra kushdo që ka para të padeklaruara dhe pasuri mund t’i deklarojë dhe nuk do ndëshkohet. Një tjetër ligj, i cili mund të kalojë është ai për presidentin. Mazhoranca ka hartuar një ligj që i rrudh kompetencat presidentit dhe me shumë gjasë dhe ai do të gjejë rrugën e miratimit pas zgjedhjeve.
Ligje të tjera që kanë mbetur pezull janë ndryshimet në Kodin Rrugor, marrëveshja me SHBA për ekstradimet, për nxjerrjen në pension të parakohshëm të policëve, etj.
Por ashtu me shumë interes pritet se çfarë do të bëjë presidenti me 10 ligjet e reformës në drejtësi. Mazhoranca me ndihmën e deputetëve opozitarë ndryshoi 10 ligje dhe tashmë kanë shkuar për dekretim te presidenti, i cili sipas burimeve pritet t’i kthejë mbrapsht. Nëse ndodh kjo, atëherë dekretet e tij pritet që të jenë në axhendë që në seancat e para të Kuvendit pas zgjedhjeve.
Ligjet në fjalë kërkojnë 84 vota dhe me shumë mundësi Parlamenti i ri nuk do i ketë kaq vota. Mbetet të shihet rezultati i 25 prillit, por e sigurt është se mbledhja e Parlamentit do të shkaktojë debate, sidomos nëse PD merr pushtetin.
Si asnjëherë më parë, pas 25 prillit do të kemi dy palë deputetë, ata që janë në Parlament dhe ata që janë zgjedhur me votat e qytetarëve, por që nuk shkojnë dot në sallën plenare.
Ndryshe nga e herët tjera, këtë vit pati një spostim të periudhës zgjedhore. Përgjithësisht zgjedhjet janë mbajtur në qershor, por për shkak të sezonit turistik ato u afruan në prill. Në vitet e mëparshme në Kodin Zgjedhor ka pasur një dispozitë, ku bënte të qartë se 45 ditë para zgjedhjeve Kuvendi shpërndahej. Pra përgjithësisht në maj mbylleshin punimet dhe gjithçka niste në shtator. Me ndryshimet që janë bërë në Kodin Zgjedhor kohët e fundit kjo dispozitë është hequr. Momentalisht punimet janë pezulluar për shkak të fushatës, por pas zgjedhjeve puna do të rifillojë aty ku ka nisur.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ligjet#PS#TopChannel
Ещё видео!