Bombolat e gazit janë kthyer në një problem serioz për jetën e përdoruesve dhe kjo sipas inspektorit pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial Riza Dokaj, vjen kryesisht nga përdorimi i tyre.
Vetëm një ditë më parë, në Ostren të Madh në Bulqizë, u dyshua se gazi i mori jetën një grua dhe dy fëmijët e saj, por pas verifikimeve me një grup ekspertësh është konstatuar se bombola e gatimi me gaz në ballkonin e shtëpisë, ishte me siguresë të mbyllur dhe në banesë nuk është ndjerë erë gazi, çka heq dyshimet e tyre se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi.
Ещё видео!