Serbia po bën të pamundurën të bllkojë anetarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës duke kontaktuar një sërë vendesh europiane për ti kërkuar të mos e mbështesin këtë nismë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti deklaron se Serbia ka dërguar në Strasburg një sërë letrash për kundërshtim të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por sipas tij, e ka humbur këtë betejë.
Ahmeti thotë se Kosova ka siguruar mbështetjen në vota si dhe interpretimin ligjor që sqaron se nuk ka pengesa për shtetin në këtë drejtim.
Gjatë vitit të kaluar Republika e Kosovës dërgoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe në Këshillin e Evropës. Të dy këto procese, sipas Ministrisë së Jashtme janë relativisht të gjata që kërkojnë durim, mirëpo konsideron se kanë qenë të veprime të domosdoshme.
Mund të them me bindje të plotë që Serbia e ka humbur betejën në Këshillin e Evropës dhe një fakt për këtë është fakti që opinioni ligjor tregon që ne mund të bëhemi anëtar i Këshillit të Evropës. Ne kemi lobuar në disa rrafshe, qoftë diplomatik, qoftë politik, që ta sigurojmë mbështetjen në vota dhe e kemi siguruar këtë mbështetje, dhe kjo është betejë e humbur për Serbinë”, thotë zëvendësministri i Jashtëm.
Më 11 maj të vitit të kaluar Vuçic thiri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për ti informuar se Kosova po aplikon në Këshillin e Evropës
Ministria e Jashtme thotë se Serbia gjithashtu nuk e ka ndalur as fushatë e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës por shton se nuk ka arritur ndonjë rezultat.
Serbia u ka kërkuar tërheqjen nga njohja e Kosovën plot 30 shteteve.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbi#TopChannel
Ещё видео!