Një vit nga hapja e ankandit për dhënien e kapaciteteve të para të impianteve eolikë, 6 nga 16 kompani që shfaqën interes, janë kualifikuar për në fazën e dytë.
Gjatë një konference për mediat, Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, bëri të ditur se përmes parqeve eolike të parat në Shqipëri synohet që të arrihet prodhimi i 150 megavatorëve energji.
“Këto do jenë parqet e para në Shqipëri. Shuma totale e prodhimit do te jetë 150 megavat orë. Puna e këtyre parqeve do të nisë nga Janari i vitit 2025”, u shpreh Balluku.
Bashkë me parqet eolike, në kushtet e krizës së energjisë, në vend është rritur interesimi i biznesit për ta prodhuar vetë energjinë nëpërmjet paneleve diellore. E pyetur për kërkesen e bizneseve vetëprodhuese për të pasur një bilanc vjetor të energjisë dhe për të instaluar impiante deri në 500 kilovat ore, ajo tha se kjo problematike mund të marrë zgjidhje.
“Është një nga kërkesat që na ka ardhur dhe ne besojmë që pavarësisht problemeve teknike që mund të ketë për zgjidhjen e saj mendojmë që është një problematikë që mund ta adresojmë dhe netimin vjetor mund të aplikohet duke e bërë kështu më të ndjeshme dhe më të rëndësishëm shkëmbimin e energjisë për palën e investitorëve. Sëbashku me Spanjën dhe Greqinë jemi i vetmi vend që mbështesim biznesin deri në 500 kilovat orë”.
Ministrja bëri me dije se në fund të Dhjetorit do të rishihet çmimi për fashën e vendosur mbi 800 kilovat orë.
“Ky çmim, ne do të kërkojmë miratimin nga ERRE dhe do të qëndrojë në fuqi deri në 31 Dhjetor pasi në fund të dhjetorit do të kemi mundësi të rishikojmë çmimin sipas kushteve”.
Në terren është ngritur edhe një task forcë e cila do të monitorojë për lidhjet e paligjshme të energjisë dhe eficencën e saj.
Tv Klan
#belindaballuku #energjia
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!