Ndërsa televizioni A1 REPORT transmetonte Live për teleshikuesit të gjitha pamjet që vinin nga Lazarati nga grupi ynë i xhirimit në terren (dje, 17 Qershor), gazetari Geri Xhaja dhe 3 pjestarët e tjerë të stafit janë sulmuar me breshëri automatiku nga trafikantët në këtë fshat.
Në pamje, makina me logon e A1Report e cila hyn në fshatin e Lazaratit shkëmbehet me një makinë Benz A Class pa targa dhe më tej një Land Rover me targa AA 548 JC ku gjenden persona të armatosur...Por do të ishin vetë këta persona ata që pak momente më vonë i zënë pritë grupit të xhirimit dhe qëllojnë me armë ndaj tyre.
Këto plane dhe audio kanë mbërritur në regjinë e televizionit A1 REPORT në Tiranë përmes sistemit të ri Broadcast Data, që trasnmetonte Live të gjitha pamjet që vinin nga Lazarati dhe operacioni antikanabis i policisë. Regjistrimi ishte shkarkuar automatikisht në regji përmes Java Player në kohë reale, që del në trasnmetim Live me një vonesë nga vendi i ngjarjes prej 10-15 sekondash.
Disa metra më poshtë, pikërisht këto dy mjete i vihen pas grupit të xhirimit të A1REPORT, ndërsa me audio vinte live i gjithë terrori që po ndodhte atje. Në audio dëgjohen breshëritë e kallashnikonvëve dhe thirrjet e trafikantëve që duke bërtitur i kërkojnë pjestarëve të stafit të A1 REPORT të ndalojnë. "Ku vete ku vete, duart lart, duart lart, duart lart". Momente tmerri, ankthi për gazetarin Gerti Xhaja, operatorin Renis Kelaj, shoferin Hair Ismailonji dhe përgjegjësin e IT Kreshnik Marku....dhe gjithçka po transmetohej Live në A1 REPORT.
Në këtë moment kamera bie në këmbët e operatorit dhe përcillet imazhi "black" me audion që vijonte të sillej live përmes sistemtit Broadcast Data..dhe dëgjohet vetëm audio derisa shkëputet i gjithë transmetimi
Ещё видео!