Nga Vlora ku po mbyll fushatën elektorale, Kryeministri Edi Rama nuk la pa e sulmuar sërish Presidentit Ilir Meta, të cilin e quajti turp kombëtar dhe tha se vlonjatët të dielën do t’i tregojnë se nuk ka parë gjë akoma.
“Unë kam ardhur zakonisht në mitingje, njerëzit janë mësuar të thonë si ky miting nuk kam parë. Por unë sot e kuptova që nga Vlora nuk s’ kam parë gjë akoma. Dhe unë sot ju kërkoj ju që jeni këtu dhe të gjithë atyre që përpara sa të jenë socialistë, demokratë, të majtë, të djathtë, të kënaqur, të pakënaqur, janë vlonjatë që të dielën t’i tregojnë tërë Shqipërisë, e sidomos atij turpi kombëtar që quhet president, që nuk ka parë gjë akoma!
Kur më pyeti një ditë Damiani, më tha ore tha s’po e marr vesh, na mbeti Likja në Vlorë. I thashë është ajo puna e derës së xhamisë, ka vajtur tek dera e xhamisë dhe më 25 Prill Vlora do t’ia lerë gjithmonë historisë, atë, Saliun, Lulin, Monikën dhe tërë paçavuret që në 30 vjet na janë qepur nga prapa si fantazma të të shkuarës”./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!