#oranews #rtvora #lezhe
Në 26 kilometra vijë bregdetare të Lezhës janë 533 stacione plazhi.
Nëse rregullat për sigurinë do të zbatoheshin, aty do të duheshin të paktën 250 vrojtues, sipas përfaqësuesve të Federatës së Vrojtuesve të plazhit dhe Shpëtimit në Ujë.
Por deri tani për këtë sezon janë certifikuar vetëm 70, pra vetëm 1 e 4 e nevojës.
"I bëj thirrje bizneseve që të sjellin sa më shumë persona për t'i trajnuar, që janë të aftë fizikisht për të kryer këtë kurs dhe për t'u licensuar. Bregdeti i Lezhës aktualisht nuk është në një situatë të kënaqshme, duhen mbi 250 vrojtues," tha Robert Neçaj, Zv\president i Federatës se Vrojtuesve te Plazhit.
Në këtë situatë, Zv\president i Federatës se Vrojtuesve te Plazhit kërkon nga pushteti vendor të ushtrojë kontrolle për zbatimin e pikës së parë të kontratës me subjektet private që shfrytëzojnë plazhet.
"Bashkia duhet të ushtrojë autoritetin që i ka kaluar ministria e turizmit për të detyruat subjektet që ta marrin një vrojtues," tha ai.
Dy persona kanë humbur jetën në bregdetin e Lezhës këtë sezon turistik dhe disa të tjerë janë rrezikuar!
Ndaj Vjojtuesit e plazheve kanë një këshillë për pushuesit.
"Do bëja dhe thirrje që gjithë pushuesit të frekuentojnë vetëm plazhet që kanë pushues. Siguria e tyre do jetë maksimale, jeta e tyre do jetë e sigurt," tha Neçaj.
Bashkia Lezhë nga ana tjetër ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerime ndaj subjekteve që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj gjatë sezonit turistik
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!