Vrasja e 20 vjeçares Carolinës Crunch nga bashkëshorti i saj Babis Babis vijon të jetë në foksun emediave greke. Pas arrestimit të autorit të krimit të rëndë, është bërë publike edhe përfundimi i hetimit mjeko-ligjor, ku thuhet se synimi i autorit të krimit ishte të vriste viktimën. “Ishte një agoni dhe jo një vdekje e menjëhershme” , thuhet në raportin mjeko-ligjor, vetëm pak orë pasi piloti tregoi se kishte pasur një zënkë me Carolinen që përfuindoi me vrasjen e saj. Nga të dhënat e autopsisë, konstatohet se vdekja ka ndodhur pas një përleshje fizike, pasi dëmtime të shumta gjenden në pjesë të ndryshme të trupit të 20-vjeçares. Babis Anagnostopulos duket se ka synuar ta vriste gruan e tij, pasi ai e mbajti të mbytur për të paktën 5-6 minuta, saktëson më tej ekspertiza. Deri më tani, megjithatë, nuk është sqaruar se si ka ndodhur mbytja dhe ndërsa nuk janë gjetur “dëmtime të rëndësishme të brendshme në strukturat anatomike, është arritur në përfundimin se vdekja nuk ka ndodhur për shkak të mbytjes së duarve”. Gjatë ekspertizës mjeko-ligjore janë verejtur në buzët dhe gjuhën e viktimës, si dhe në qafë ku abrasioni mund të jetë për shkak të përdorimit të një sendi të mprehtë. Ajo që është tronditëse lidhte me transforimin që ka pësuar fytyra e 20 vjecares, pasi “identifikohen njolla të shumta mbytëse”. Gjakderdhja e gjerë është gjithashtu e dukshme në sy. Detajet rrënqethëse që dalin nga raporti mjeko-ligjor mbështesin bindjen, të shprehur në orët e fundit nga kriminologët, se piloti 32 vjecar Babis Anagnostopulos ai është një autor i pamëshirshëm që madje mund të ketë planifikuar krimin e tij, e që më pas krijoi alibinë dhe gjithë atë skenar se gjithckla ndodhi gjatë një grabitje të dhunshme në bansën e çiftit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Carolines#Ekspertiza#TopChannel
Ещё видео!