GJIROKASTËR -Muzikë, piknik aktivitete sportive, shëtitje në natyrë, por mbi të gjitha, argëtim ka qenë kryefjala e ditës së sotme në Gjirokastër. Numri më i madh i të rinjve dhe atyre që vendosën të festojnë Ditën e Verës në Parkun Natyror të Viroit 3 km në veri të qytetit të Gjirokastrës, ku një sërë organizimesh të bëra nga bashkia, ofruan për të gjithë të pranishmit, mundësi të shumta argëtimi.
LEZHË-Në Lezhë që prej orëve të para të mëngjesit me qindra qytetarë i janë drejtuar kalase së qytetit për të shijuar rrezet e diellit të kësaj dite vere.
Festimet për Ditën e Verës kanë vijuar gjatë gjithë ditës, ndërsa qindra qytetarë janë argëtuar nën ritmet e këngëve dhe valleve popullore.
Ещё видео!