[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Do te doja që gara juaj elektorale mos te ndikoje ne sezonin turistik…Me këto fjale, ministri i turizmit ju drejtua te zgjedhurve lokal te cilet ishin te pranishëm në këshillin konsultativ mes qeveris qendrore e asaj vendore, ku prezantoi nje vendim te Këshillit te Ministrave për plazhet, i cili pritet të miratohet se shpejti.Klosi riktheu ne vëmendje problematikat e plazheve nga viti i kaluar.Ministri i turizmit tha se ndarja e plazheve do të jetë 80% për shfrytëzim privat dhe 20% do të mbeten publik. Ai kërkoi nga drejtuesit vendorë të lidhnin kontratat deri në 31 mars dhe me një aftat 3 vjetor si një masë për të shmangur konfliktet. Në rast të mos lidhjes së kontratave, plazhet do të jene ne funksion të publikut.Në VKM janë përcaktuar qartë distancat mes çadrave të plazhit, hapësira prej 7.5 metra larg bregut të detit, kriteret për tualetet dhe dushet me ujë te ëmbël për pushuesit. Klosi tha se shfrytëzuesit e plazheve nuk mund të kenë vetëm përfitime por edhe detyra që duhet ti zbatojnë.Një dite ne jave në qytetet bregdetare, do te lejohet edhe muzika e lartë pas mesnatës.
Ещё видео!