Dëbimi i shqiptarëve nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë është kthyer në një nga prioritet kryesore të qeverisë britanike.
26 shtetas të tjerë shqiptarë, u dëbuan nga Britania e Madhe drejt vendit tonë, tha një zëdhënës i Ministrisë të Brendshme.
Në mesin e tyre, janë përsona që janë dënuar për vepra të ndryshme penale, duke nisur nga armëmbatja pa leje, shitja dhe kultivivimi i lëndëve narkotike, kalimi i paligjshëm I kufirit etj.
Gjithashtu bëhet me dije se një pjesë e tyre, kanë kaluar javët e fundit ilegalisht me gomone.
26 të dëbuarit janë dënuar me 44 vite burg në total, nga autoritetet angleze. Këta të fundit, përfunduan dënimin e tyre në burgjet britanike, dhe menjëherë nisën procedurat për dëbimin e tyre drejt Shqipërisë.
Ministri britanik për emigracionin Robert Jenrick, ka përsëritur edhe një herë faktin se procedurat për dëbimin e shtetasve shqiptarë do të vijojnë më të përshpejtuara, për ti rikthyer të gjithë ata që janë marrë me punë ilegale dhe jo vetem në Britani, të kthehhen në vendlindje.
Nga një fluturim Londër Tiranë deri më tani, Home Office planifikon shtimin e avionëve dedikuar dëbimit të shqiptarëve.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dëbimet#Britania
Ещё видео!