Nga sot ka nisur zbatimi i rregullave të reja për të gjithë shtetasit që kalojnë nga territori shqiptar drejt Greqisë. Sipas kushetve të vendosur nga pala greke në kuadër të shtrëngimit të masave për pandeminë e koronavirusit të gjithë ata që hyjnë ngë greqi nga Shqipëria, pasi e konsideron vendin tonë si zonë të kuqe të covid, duhet të të marrin aprovimin e PLF-së online, të paraqesin para autoriteteve kufitare një test Covid negativ të kryer 72 orët e fundit në Shqipëri nga laboratorë të licensuar publik apo privat.
Dokumenti me te dhenat e personit në fjalë duhet të jetë i përkthyer në anglisht dhe e gjithë procedura duket e komplikuar për shumicën e atyre që nuk ja dolën të largohen para hyrjes në fuqi të regjimit të ri. Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës. Ndërkaq numri i shtetasve që do të kalojnë në një ditë drejkt Greqisë është i kufizuar, në Kakavijë do të kalojnë vetëm 750 persona, ndërsa në Kapshticë 300.
Ndërkaq rreth orës 01 00 pas mesnate ka përfunduar kalimi i shtetasve të fundit që prisnin në radhë për të kaluar nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, ku edhe u krijua një situatë e rënde për gjatë 4 ditëve të javës që lamë pas me radheve kilometrike të makinave që pritën me ore e ditë për të kaluar drejt Greqisë ku edhe punojnë e jetojnë. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se për 24 orë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kanë kaluar 3325 shtetas dhe 1629 mjete. Pak para përfundimit të kalimit të mjeteve të fundit ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes postimit të fotove në rretet sociale tregonte makinat e fundit dhe radha nuk ekzistonte më.
“Mirënjohje të thellë për të gjitha strukturat e angazhuara në këto ditë të vështira. Mirënjohje për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, mjekëve e infermierëve dhe drejtues e punonjës të pushtetit vendor, të cilët me këmbëngulje, durim e punë në grup ia dolën”, thuhet ne postimin e Xhaçkes pas mesnte. Radhët e mjeteve që prisnin të kalon në Greqi nga Kakavija arritën në 12 km përgjatë 3 ditëve të fundit. Situata u rëndua duke prodhuar një krizë humanitare më e rënda dhe më e rrezikshmja e 30 viteve të fundit për shkak edhe të pamundësisë për të zbatuar protokollet e sigurisë për Covid-19.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greece#BorderCrossing#TopChannel
Ещё видео!