Donald Trump bëri publik planin e të paqes Izraelito-Palestineze gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu. Plani është rezultat i një pune tre vjeçare të këshilltarit të lartë të Presidentit amerikan, dhëndrit të tij Jared Kushner.
Përpara se të bënte njoftimin e rëndësishëm, Trump kishte zhvilluar disa takime me Netaniahun dhe udhëheqësin e opozitës izraelite Benny Gantz për t’i njohur ata me përmbajtjen e draftit. Netanjahu e ka cilësuar planin si “mundësia e shekullit që nuk duhet humbur”. Edhe për Gantz, ai përbën një “moment historik të rëndësishëm”.
Një zëdhënës i kryeministrit izraelit tha se ai do të nisej drejt Moskës të mërkurën për ta njohur edhe presidentin rus Vladimir Putin me propozimin. Ndërkohë të martën me mijëra palestinezë demonstruan kundër planit amerikan, disa orë përpara publikimit të tij në një ceremoni në Uashington.Ndërsa udhëheqësit izraelitë e kanë mirëpritur planin, krerët palestinezë e kanë kundërshtuar atë edhe pse nuk është bërë ende publik.
Ata thonë se administrata e Trump është e njëanshme, pro Izraelit.Palestinezët druhen se plani do të shuajë shpresat që ata kanë për një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor, në Gazë dhe në lindje të Jeruzalemit. Trump propozoi që Jeruzalemi të mbetet kryeqyteti i pandarë i Izraelit, dhe foli për një zgjidhje dy-shtetërore ku asnjë izraelit apo palestinez nuk do të lëvizë nga shtëpitë e tyre.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#DonaldTrump#LinjdaeMesme#TopChannel
Ещё видео!