Partia Demokratike ka vijuar akuzat se qeveria po zvarrit procedurat e rindërtimit në Durrës. Në një dalje për mediat, ish-deputetja e PD, Grida Duma thotë se një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, asnjë banesë nuk është përfunduar.
Ish-deputetja deklaron se janë tenderuar me 99.1 % të fondit limit, duke dëshmuar se për këtë qeveri prioritet nuk është rindërtimi i banesave. Duma kërkon nga qeveria dhe bashkia Durrës që t’i shpjegojnë familjeve pse janë akoma mes 4 rrugëve.
“Procedurat e rindërtimit po tërhiqen zvarrë prej “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, që si hijena presin të manipulojnë vjedhjen e radhës. Deri më tani janë tenderuar me 99.1 % të fondit limit, duke dëshmuar se për këtë qeveri dhe mëkëmbësit e tyre në bashki, prioritet nuk është aspak rindërtimi i banesave shpejt dhe me sa më pak kosto, por krejt e kundërta. 99.1 % e fondit limit të akorduar për rindërtimin në Durrës do të thotë se gjithçka është e paracaktuar, nuk ka garë të vërtetë, nuk ka cilësi, nuk ka shpejtësi në ndërtim. Do të thotë edhe shumë muaj të tjerë me qira, pa shtëpi, sepse këta që qeverisin janë një shpurë me mafiozë që po vjedhin qytetarët më të dëmtuar”
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#GridaDuma#PD#TopChannel
Ещё видео!