Departamenti amerikan i Shtetit ka përkrahur aksionin e ndërmarrë të martën në kampin e muxhahedinëve në Manzë, ku me urdhër të SPAK policia sekuestroi një sërë pajisjesh kompjuterike që dyshohet se janë përdorur për sulme kibernetike ndaj institucioneve të huaja, por edhe shqiptare.
Përmes një zëdhënësi, Departamenti i Shtetit thotë se nga të dhënat që ka siguruar nga policia shqiptare aksioni ishte i përligjur dhe në përputhje me legjislacionin vendas dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
“Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Policia shqiptare hasi në rezistencën e muxhahedinëve gjatë aksionit të saj brenda kampit. Mbi 500 forca policore u angazhuan në këtë operacion, ndërsa pamjet filmike me dronë treguan se në nisje të aksionit muxhahedinët tentuan të zhduknin provat që mund t’i implikonin në aktivitete të paligjshme.
Ndërkohë, në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se policia zbatoi urdhrin e SPAK, ndërsa akuzoi iranianët për shkelje të marrëveshjes së strehimit në Shqipëri.
15 efektivë të policisë u plagosën nga përplasja me muxhahedinët, ndërsa iranianët pretendojnë se një anëtar i tyre 65 vjeçar humbi jetën si pasojë e gazit lotsjellës të përdorur nga policia. Akuza mohohet nga uniformat blu, ndërsa ka dyshime se iraniani ka ndërruar jetë para aksionit. Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë kohën dhe arsyet e vdekjes së tij.
Në Manzë strehohen rreth 3 mijë muxhahedinë, që sipas marrëveshjes gëzojnë statusin e azilantit politik në vendin tonë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#Deklarata
Ещё видео!