Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi nga ndërmjetësuesit e dialogut që ta shtojnë presionin mbi Serbinë në mënyrë që procesi i dialogut të finalizohet me njohje reciproke dhe marrëdhëniet mes dy vendeve të normalizohen sa më parë.
Në një konferencë për media bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kryeministri tha se beson në fuqinë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta shtuar presionin mbi Beogradin.
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka thënë shumë qartë se Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale, e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Kosova është shtet normal që ka shënuar hapa të mëdhenj në dy vitet e fundit. Kemi stabilitet institucional. Fakti që jemi shtet normal nuk do të thotë që kemi marrëdhënie normale me fqinjin tonë verior – tha Kurti.
Duke iu referuar marrëdhënieve të mëtejshme, Albin Kurti tha se ato duhet të normalizohen dhe beson për këtë në fuqinë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kërkesa#Kurti
Ещё видео!