#oranews #autbusettirane #urbanettirane #kaosmeurbanet #bashkiatirane
Reduktimi i flotës së urbanëve nga Shoqata e Transportit ka sjellë vështirësi për qytetarët të cilët u ndeshën me radhë të gjata në stacione dhe grumbullime në shkelje të masave anti-Covid. Qytetarët bëjnë përgjegjës kryebashkiakun Veliaj dhe i kërkojnë të marrë masa pasi thonë se ka rritur biletën por cilësia e shërbimit është përkeqësuar si pasojë e mbingarkesës dhe pritjeve të gjata në stacione.
Kjo është pamja që ndeshen qytetarët në orët e para të mëngjesit në ditën e parë të reduktimit të mjeteve të transportit urban.
Autobusët janë të tejmbushur aq sa dyert mezi mbyllen ndërsa shumë qytetarë janë detyruar që të lëvizin në këmbë.
“Në këmbë erdha. Erdha me linjën autotraktori”
Pasagjerët kanë pritur me orë, ndërkohë që kjo situatë më e vështirë ka qenë për të moshuarit.
"Kam dy orë, s'ka autobusë. Kam tre orë. Kam një orë. Ka shumë ngarkesë.”- shprehen qytetarët
Thonë se për të arritur në kohë në punë detyrohen të dalin nga shtëpia më shumë se një orë para.
“Duhet të dalë një orë para. Kam qëndruar te Tirana e re treçerek ore duke pritur.”
Qytetarët bëjnë përgjegjës kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili rriti çmimin për një shërbim më të mirë ndërsa kushtet lënë për të dëshiruar.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!