#lulzimbasha #lefterkoka #inceneratore #pd
Edhe pse arrestimin e Lefter Kokës e sheh si provën e vërtetësisë për akuzat e demokratëve për aferën e inceneratorëve, Lulzim Basha nuk e quan të përfunduar këtë betejë nëse në bankën e të akuzuarve nuk vendoset dhe Kryeministri dhe disa ministra e kryebashkiakë.
“Rreshtimi i ministrit të Ramës tregojnë se denoncimet tona kanë qenë të drejta, nuk ka qytetarë shqiptar që e beson se ky është peshku i madh, e dinë të gjithë që 17 vendime qeverie nuk i nxirrte dot një ministër, emrat e vërtetë që qëndrojnë pak kësaj afere janë të Edi Ramën, Damian Gjiknurit, Erion veliaj, Klodian Mërtirit dhe surrogatëve të tjerë ndaj sado nuk ka veprim të plotë nuk ka drejtësi të plotë. Nuk mund të themi se sot është një ditë triumfi, është fillimi i një procesi por nuk mund të përfundojë pa dhënë përgjigje se cfarë bëhet me kokat, me kreun e qeverisë, paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës”.
Por Basha e gjen me vend të kujtojë se arrestimi i Kokës dëshmon dhe rëndësinë që ka hetimi parlamentar i kërkuar nga opozita.
“Kjo dëshmon rëndësinë e madhe që ka komisioni hetimor, arsyet e rezistencës që iu bë ngritjes së këtij Komisioni, ne po e bëjmë këtë betejë për interesat e shqiptarëve, por tregohet se duke mos sjellë dokumentin e nevojshëm, fajtorët janë zbuluar”.
Të vetmes pyetje që pranoi t’i përgjigjej në këtë dalje në selinë blu, ishte ajo për temën e diskutuar me disa ambasadorë që i priti në zyrë këtë paradite.
Edhe pse nuk dha detaje, Basha la të kuptohet se zhvillimet e ditëve të fundit në kampin blu ishin çështja që mori vëmendjen në 75 minuta bashkëbisedim.
“Takimi ishte për të sotmen, të djeshmen dhe të ardhmen”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!