TIRANE - Kristi Pine dhe Aleksandër Gora të dyshuar si vrasës me pagesë dhe anëtarë të një bande të atetnateve me tritol do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhënë këtë të premte për dy të rinjtë, një nga Elbasani dhe një nga Pogradeci arrestuar 3 ditë më parë në kryeqytet.
Burime për A1Report nga prokuroria bënë me dije se Pine dhe Gora gjatë marrjes në pyetje kanë dhënë informacione të vlefshme për zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale pa autor të ndodhura në Tiranë.
Të njëjta burime sqaruan se janë krijuar dyshime të arsyeshme se Kristi Pine dhe Aleksandër Gora vepronin në bashkëpunim dhe me shtetasin Alfred Qefalia për ekzekutimin e atentateve, ndërsa porositw i merrnin nga Admir Tafilit, ky i fundit i burgosur përjetë për një sërë veprash kriminale.
Kristi Pine, Alekdandër Gora dhe Alfred Qefalia dyshohen se janë përfshirë dhe në atentatet e 9 shkurtit në kryeqytet ku dy bomba shpëthyen dhe 2 të tjera u neutrazlizuan, por për akuzën e krimeve të rënda deri në këto momente ngjarjet po hetohen të vecuara.
Ndaj Pines dhe Gorës prokuroria ka ofruar dhe statusin e bashkëpunëtorit, por ende nuk është arritur në firmosjen e kësaj marveshje pasi hetuesit kanë hasur në refuzimin e dy të rinjve. Një provë tjetër e cila ka ngritur dyshime tek prokurorët se Aleksandër Gora, Alfred Qefalija kanë njohje të hershme dhe aktivitet kriminal të përbashkët është dhe miqësia në burg ndërmjet Admir Tafilit dhe Artur Gorës ky i fundit një i afërm i Aleksandër Gorës.
Po ashtu rezulton se Alfred Qefaliaj është hetuar dhe dënuar në mungesë për ndihmën e dhënë gjatë arratisjes nga burgu i Drenovës së Tafilit, Gorës, e 4 personave të tjerë në nëntor të vitit 2013.
Ende nga Qefalisë nuk është dhënë masa e sigurisë, ndërsa pritet që fillimisht ai të dal para Gjykatës Penale të Tiranës e më pas nëse do të provohet përfshirja në grupin kriminal do të transferohet tek krimet e rënda.
- See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!