Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Katërmujori i parë i këtij viti shënon tetë viktima më pak nga aksidentet rrugore krahasuar me një vit më parë.
INSTAT në raportin e fundit lidhur me sigurinë në rrugë konstaton se gjatë muajit Prill 2018, numri i të aksidentuarve është 168 persona, nga 190 që ishte një vit më parë.
Numri i aksidenteve ka pësuar ulje me 11,6 % për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas raportit të INSTAT, numri i personave të aksidentuar në katërmujorin e parë 2018 është 651, duke u ulur me 9,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rënie kanë shënuar edhe viktimat nga aksidentet, ku gjatë prillit të këtij viti janë shënuar 14 persona të vdekur, nga 22 persona që kishin humbur jetën një vit më parë.
Në katërmujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 61, duke u ulur me 20,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Ndërkohë në prillin e këtij viti 85 për qind e aksidenteve rrugore kanë pasur si shkak sjelljen e drejtuesve të mjeteve ndërsa numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25 – 35 vjeç.
Sa i përket katërmujorit të parë të vitit 2018, aksidentet në 19,8 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Raporti i fundit i INSTAT evidenton faktin se gjatë kësaj periudhe të katër muajve të parë të këtij viti, numri i ngjarjeve rrugore të ardhura sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 19,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!