Gjashtë të arrestuarit me akuzat e vrasjes, sigurimit të kushteve për vrasje, korrupsion apo shpërdorim detyre, në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, kërkojnë lirinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Ankimimet e dorëzuara gjatë këtyre ditëve në Shkallën e Dytë, nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltian Bistri, ish-prokurori Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, do të merren në shqyrtim nga gjyqtarja Saida Dollani në 29 Gusht.
Ata kundërshtojnë qëndrimin në qeli, por edhe akuzat e SPAK, që thotë se janë përgjegjës për një sërë krimesh dhe shkeljesh të kryera gjatë vitit 2020.
Prokuroria e Posaçme ka një sërë komunikimesh të enkriptuara të aplikacionit Sky, që janë zbërthyer nga autoritetet franceze.
Në këto komunikime, të arrestuarit, por edhe 9 personat e tjerë të shpallur në kërkim, flasin për vrasjen e shtetasit Gjin Boriçi në Shkodër, plagosjen e Taulant Pepajt, po në këtë qytet, si dhe 3 plane atentatesh të parealizuara.
Gjithashtu, në komunikime u gjetën edhe biseda të drejtuesit të Forcave Operacionale, Oltian Bistri, i cili dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Pëllumb Gjoka, si dhe prokurorit Xhevahir Lita, i akuzuar për korrupsion me dyshimet se ka ndihmuar në disa procese anëtarë të grupit Bajri në Shkodër.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!