#oranews #tirane
1200 punonjës policie të reparteve të ndryshme janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës së thirrur sot nga opozita. Pjesa më e madhe e tyre, do të vendosen në zonën e Kryeministrisë, ndërsa të tjerët do kufizojnë parkimet dhe qarkullimin në bulevard, si dhe do kontrollojnë personat që vijnë nga rrethet.
Policia e Tiranës publikoi të premten planin e masave të sigurisë për protestën e thirrur mesditën e sotme nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj rt.
Kufizimet e qarkullimit do të fillojnë që prej mëngjesit ndërsa në terren do të angazhohen rreth 1200 efektivë policie, të cilët do të jënë të vendosur kryesisht në zonën pranë Kryeministrisë dhe Piramidës.
Në rreshtin e parë do të vendosën efektivet e rendit, të cilët do të pasohen më pas më ato të shqiponjave.
Në vijën e dytë do të qëndrojë forcat e FNSH-së, të cilet janë të pajisur me gaz lotjsellës si dhe me makinat e ujit.
Strukturat qendrore të policisë mësohet se kanë pasur shkëmbim informacioni me drejtoritë e rretheve për të gjithë protestuesit që do të marrin pjesë në tubimin që do të kulmojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas të dhënave në verifikim do të jënë ato persona, të cilët kanë qënë subjekte incidentesh edhe në prostestat e kaluara.
Po ashtu, mjetet që hyjnë në Tiranë do të kontrollohen edhe për lëndë piroteknike dhe sende tjera të paligjshme.
Policia rrugore ka marrë si masë bllokimin e disa prej rrugëve kryesore përfshirë ndalimin e parkimeve në boulevard që prej orës 06.00.
Duke filluar nga kjo kohë më 11 shkurt nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Policia tha se në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 11.02.2023 deri në përfundim të tubimit për mbylljen e të cilit PD nuk ka dhënë një orar të saktë.
Nga ana e tij, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha dje se protesta e opozitës para Kryeministrisë do të jetë paqësore, por të gjitha variantet e tjera janë të mundshme, në nisjen e asaj që ai e cilëson revolucion demokratik.
Për të shmangur skenarët, kryedemokrati i kërkoi policisë dhe SHISH që të mbajnë qëndrim korrekt, pasi çdo i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik.
Me akuza të forta, në konferencën e të premtes, Berisha iu rikthye edhe çështjes "McGonigal".
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!