I ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë aktori i njohur Genc Fuga. Ai ndodhej në formën e tij më të mirë, ndonëse pësoi një goditje në tru dhe rikuperimi nuk ishte i lehtë.
Bashkëshortja e fëmijët e tij i bënë Genc Fugës një surprizë në studio, duke i dërguar një buqetë me lule dhe një letër ku shkruheshin fjalë dashurie për aktorin. Ky i fundit nuk mund t’i mbante dot lotët e gëzimit, ndaj i thotë moderatores së programit që ta lexojë letrën.
Genc Fuga: Më fal, por unë nuk mund ta lexoj dot këtë. Është shumë e bukur.
Rudina Magjistari: A mund ta lexoj unë?
Genc Fuga: Po të lutem.
Rudina Magjistari: Okej po e lexoj unë. Genc Fugës nga bashkëshortja dhe tre vajzat e tij: “Të kesh një baba si ty është fat! Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë shembulli, krenaria, e mbi të gjitha, shoku ynë. Të duam shumë!” /tvklan.al
#rudinamagjistari, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!