Kryeministri Edi Rama ritheksoi edhe njëherë rëndësinë që do të kenë në monitorimin e gjithë territorit satelitët që qeveria pritet të lëshojë në hapësirë. Në fjalën e tij, Kryeministri i konsideroi si të pa tolerueshme vendgrumbullimet e plehrave, mbushjen e sipërfaqeve me zhavorr në pyje e vija bregdetare. Ai tha se satelitët do të vendosin në dispozicion të policisë të gjitha shkeljet që ndodhin në territor.
“Me satelitët që ne do të hedhim, të parin në Mars do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërore të dhëna në kohë reale, përditë dhe Policia e Shtetit do të ketë përditë në dispozicion, të dhëna mbi ndërtimet pa leje dhe nuk do jetë më e varur nga sa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë që për fat të keq i kanë sytë hapur katër kur shkojnë i bien në qafë një familje në ndonjë fshat dhe i kanë sytë e mbyllur kur përpara syve u hidhet zhavorr plazheve të Shqipërisë për të ndërtuar bankina apo për të hedhur beton për të ngritur struktura ndërkohë që gjithçka do të kalojë tek një sy tjetër që është lart”.
“Policia do të ketë me satelitët në kohë reale për atë që është një luftë e përbashkët, ndotjen e mjedisit. Vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave dhe këtu flas për vendgrumbullime të paligjshme që krijojnë sasi plehrash janë krime mjedisore dhe Policia e Shtetit është përgjegjëse që në territorin ku ai polic vepron, t’i identifikojë jo vetëm vendndodhjet e këtyre skenave krimi, por edhe protagonistët e këtyre krimeve dhe pastaj Inspektorati Kombëtar që jo rastësisht ka kaluar në varësinë e Ministrisë së Brendshme thirret për të vepruar më tutje. Është e pa tolerueshme që në Pyllin e Sodës të mbushet një sipërfaqe me 3 mijë metra katrorë zhavorr për të cilën duhet kamionë të tërë që vejnë e vijnë 3 minuta nga qendra e qytetit dhe policia as mos shikojë, as mos dëgjojë asgjë. Është e patolerueshme që të hidhet zhavorr për të krijuar platformë pa leje, në plazhin e Jonufrës apo përgjatë vijës bregdetare dhe askush të mos dijë asgjë dhe gjithçka të varet nga një qytetar që mund ta shohë, e mund të marrë mundimin që të lajmërojë me mesazh një autoritet të caktuar apo një TV”.
Kryeministri tha se me paketën e re ligjore të miratuar nga Kuvendi, çdo individ që kapet në shkelje të tilla shkon para drejtësisë.
“Do t’ju lutesha shumë që drejtuesit e policisë në radhë të parë ta lexojnë nen për nen çka është miratuar së fundmi nga Kuvendi në këtë drejtim. Dhe të lexojë që këto janë krime që policia e shtetit është përgjegjëse dhe që goditja e ligjit për ata që i bëjnë këto krime është rënduar maksimalisht. Nuk është me ligj që kur ti kapesh duke mbushur pyllin me zhavorr ty të vihet një gjobë dhe t’i e kthen në gjendjen e mëparshme, ligji është që kur t’i bën në akt të tillë, arrestohesh dhe shkon përpara drejtësisë.
E njëjta gjë tha Rama është edhe për ndërtimet pa leje.
“E ënjta gjë vlen për ndërtimet pa leje. Nuk ka ndërtim edhe me leje edhe pa leje. Çdo ndërtim që ka shkelje është i paligjshëm. Nuk mund të ketë 4 kate me leje, 2 pa leje dhe tani duhet të angazhohet i gjithë shtetit për të prishur 2 kate lart. Jo e gjithë godina është e paligjshme. Dhe për këtë paligjshmëri subjekti merret dhe çohet para drejtësisë. Ndërkohë që e gjithë godinat prishet. Kështu e ka ligji i ri”./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!