Masive të mëdha dheu zaptuan banesat e kateve të para e të dyta në një pallat tetëkatësh në lagjen “Kodra e Shtufit”. Në pak minuta, balta depërtoi brenda shtëpive.
“Balta i ka përmbytur të gjitha, të dyja dhomat”.
“Ku të venë të flenë. Asnjë rrobë për të veshur, asnjë gjë”.
Rrëshqitja e dheut ndodhi mbrëmjen e së shtunës si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut për më shumë se 48 orë. Policia bëri evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe sigurimin e zonës, por ata u kthyen sërish ditën. Masivi i dheut që përmbyti pallatin shembi edhe një pjesë të rrugës së sipërme. Në rrezik gjenden edhe tre vila private, në pjesën e sipërme të kodrës.
Zamira Rami: “Sipas relacionit të rekomanimeve, rrezikshmëria që paraqet zona, qëndrueshmëria e pallatit ne do të vazhdojmë me hapat në vijim”.
Sipas prefektit Aliaj, 24 familjet e pallatit tetëkatësh do të qëndrojnë larg banesave deri në evidentimin e situatës dhe marrjen e masave.
“Është bërë një kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave që të vijë një grup që të bëjë vlerësimin e kësaj zone”.
Dy familje Kasi u larguan nga banesat e tyre ne lagjen “Çfake”.
Kurse problematike ka edhe në urën e Viroit, në të cilën, lëvizja bëhet vetëm në një korsi. Prerjet e përroit të “Gjokanës” vështirësojnë qarkullimin./abcnews.al
Ещё видео!