Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se java e ardhshme, është e vështirë, ndërsa ka paralajmëruar se për Kosovën do ketë bisedime me liderë evropianë, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
”Prandaj ftoj edhe një herë të bisedojmë me të gjithë përgjegjësit në shoqërinë tonë, të cilët përmes dialogut mund të ofrojnë një shans, stabilitet në përparimin e mëtejshëm të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, java e ardhshme është e vështirë për të gjithë ne. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me të gjithë liderët evropianë nga Bratislava, Kishinau, bisedimet me Macron, Scholz, deri te lufta për popullin tonë në Kosovë”.
Vuçiç tha ndër të tjera se Serbia nuk do bjerë pre e presionit ndërkombëtar dhe dorëzimi nuk është menduar asnjëherë.
”Dhe për ata që kanë frikë, që pyesin nëse do të dorëzohemi dhe do të biem nën presion, përgjigja ime është – S’ ka dorëzim, dhe asnjëherë dorëzimi nuk është marrë në konsideratë”.
Deklaratat e Presidentit të Serbisë vijnë pas tensioneve të shkaktuara nga popullata serbe në veri të Kosovës, pasi nuk lejojnë që kryekomunarët shqiptarë të zgjedhur për drejtimin e këtyre komunave të vijojnë normalisht punën.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosove#Tensionet#TopChannelNews
Ещё видео!