Pasi presidenti rus njoftoi se do të pezullojë pjesëmarrjen e vendit të tij në traktatin e ri START, i cili kufizon numrin e armëve bërthamore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, janë rritur shqetësimet për një garë të re të armëve bërthamore.
Frika e kësaj gare të mundshme ekziston jo vetëm mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe midis fuqive të tjera bërthamore, përfshirë Kinën.
Traktati i ri START është marrëveshja e fundit bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ajo u nënshkrua në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev.
Këtë javë, presidenti Vladimir Putin njoftoi se po pezullonte pjesëmarrjen e Rusisë duke thënë se traktati ishte “absurd” në një kohë kur NATO po ndihmon Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Ai tha se kishte urdhëruar, që armët bërthamore që lëshohen nga toka, të vendoseshin në gjendje gatishmërie luftarake. Presidenti Putin u zotua edhe për investime të mëtejshme.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara së bashku kanë mbi 90 për qind të armëve bërthamore në botë. Traktati i Ri START i kufizon të dyja palët të mos kenë kenë më shumë se 1550 mbushje bërthamore, si dhe i lejon ato të inspektojnë objektet bërthamore të njera tjetrës.
Inspektimet u pezulluan për tre vjet për shkak të pandemisë dhe ato nuk vazhduan më. Për këtë Uashingtoni fajëson Moskën.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Russia#Obama
Ещё видео!