[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjësin e vetëm per permbytjet e diteve të fundit. Pak minuta pas deklarates publike të shefit të qeverise, nga selia e PD, Basha i ka mëshuar një fakti; prej 8 vitesh kryeministri i Shqiperise është Edi Rama dhe si rrjedhoje pergjegjesia është e tij.LULZIM BASHAKRYETAR I PD“Kush ka qenë 8 vite kryeministër? Kush i ka pasur të gjitha pushtetet këto 8 vite? Kush ka pasur miliarda euro në duar për të zgjidhur këto probleme në 8 vite? Dhe tani në këtë moment në vend që të mendojë për hallin e këtyre njerëzve që sot, përmbytjes, pandemisë, krizës ekonomike i është shtuar edhe një ditë e acartë edhe paralajmërohet edhe nesër një ditë tjetër e acartë prapë del pa pikë turpi dhe flet sikur ka ardhur dje në qeveri. Ka 8 vjet kryeministër. Kujt t’i kërkojnë llogari njerëzit? Kush e ka përgjegjësinë për këtë situatë dhe çfarë po bën për t’ju ardhur në ndihmë? Çfarë po bën për t’iu ardhur në ndihmë?”Sipas Bashës, qendrimi i shefit të qeverisë Rama tregon se ka ardhur koha që shqiptaret të votojne për ndryshimin.“Është në fund të mandatit, njerëzit janë deri në brez në ujë, jemi në mes të pandemisë, ata të tjerët kanë mijëra familje në çadra, viti i dytë i gjen në çadra, qindra e mijëra kanë humbur vendin e punës dhe ky nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandë. Ka ardhur koha ta largojmë. Ka ardhur koha të kemi një qeverisje të përgjegjshme, një qeverisje minimalisht të përgjegjshme sa qeveritë e tjera të rajonit. Një kryeministër serioz.’Por deri ne 25 prill, Basha u ka premtuar qytetareve të Shkodres e te gjithë zonave te permbytura se PD do të bëjë gjithcka për tiu ardhur në ndihme në këtë situate të veshtirë.
Ещё видео!