[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë pasqyruar edhe nga shtypi gjerman, që e cilëson fitoren e socialistëve dhe Edi Ramës një shans për Ballkanin. Gazeta në gjuhën gjermane “Neue Zürcher Zeitung”, qe botohet në Zvicër në një artikull të saj ka vendosur titullin “Artisti me dorë të mirë edhe për politikën”, duke shtuar se tendenca që ka Rama të thyejë tabu mund t’i japë impulse të reja Ballkanit.Rama nuk është vetëm politikan i suksesshëm, por edhe artist. Por kur vjen puna tek politika, Rama është zanatçi. Ndërsa “Berliner Zeitung” nën titullin “Një piktor fiton zgjedhjet në Shqipëri” thekson se Rama duhet të tregojë tani se mund t’i çojë shqiptarët drejt një mirëqenieje më të mirë dhe drejtësie sociale.”Gazeta tjetër “Frankurter Allgemeine Zeitung” shkruan se Rama ia doli t’ia hiqte LSI-së rolin e vendimtarit pas koalicioneve të saj qeverisëse njëherë me demokratët dhe më pas me socialistët. Ndërsa gazeta “Tageszeitung” nënvizon, se”që kryeministri Edi Rama me partinë socialiste do të fitonte zgjedhjet parlamentare, kjo ishte parashikuar në javët e shkuara. Por që ai do të fitonte shumicën absolute, kjo ishte nje befasi.
Ещё видео!