Tërmetet që goditën Turqinë më 6 shkurt dhe që lanë pas mbi 43 mijë të vdekur, qindra ende të zhdukur e mijëra pa çati mund të jetë shkaktuar nga dora e njeriut.
Kështu të paktën hamendëson Presidenti i Agjencisë Hapësinore Turke, Serdar Hysein Jildirim. Për të, lëkundjet tektonike mund të jenë shkaktuar nga satelitë ushtarakë që lëshojnë nga hapësira shifra titani në tokë.
Ka satelitë lufte, tha zyrtari turk, që mund të dërgojnë shufra titani 10 metra me saktësi në çdo objektiv! Sipas tij, këto shufra depërtojnë me shpejtësi ekstreme në një thellësi deri në 5 kilometra në tokë, duke krijuar tërmete me magnitudë 7 deri në 8 të shkallës Rihter. ‘Nuk është e mundur të gjurmohen”, tha ai.
Shumë përdorues e ironizuan nëpër rrjetet sociale duke akuzuar Jildirim se kishte parë shumë filma fantastiko-shkencorë.
Megjithatë, zyrtari turk u qëndroi deklaratave, por sqaroi se ato deklarata të bëra nuk lidheshin me rastin e tërmeteve në Turqi, pasi sipas tij, tërmetet kanë ndodhur në një zonë ku dihet se përplasen tre pllaka tektonike.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Termeti#TopChannel
Ещё видео!