[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Të tjera stola i shtohen sheshit “Skënderbej” në kryeqytet. Teksa mori pjesë në vendosjen e 41 stolave vjenezë, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj falenderoi donatorët për këtë dhuratë dhe tha se ata shtojnë hapësirën e çlodhjes.
“Kjo dhuratë i jep më shumë shpirt sheshit. Sheshet janë objekte infrastrukture, urbanistike, por nëse nuk kanë shpirt, njerëz dhe jetë, bëhen të padobishëm për qytetin. Sapo është larguar fshati i festave, për t’ia lënë vendin një mobilimi të ri, më pranveror, për njerëzit që do kalojnë më shumë kohë në gjelbërim, ku do të ketë shfaqje opera në natyrë apo me hapjen e Muzeut, në prag të përgatitjeve për shumë aktivitete për vitin jubilar të Skënderbeut”, u shpreh ai.
Veliaj theksoi se ky kontribut është vijim i bashkëpunimit që Bashkia e Tiranës ka me Bashkinë e Vjenës dhe kompanitë austriake në Shqipëri.
Stolat shumëngjyrësh janë shumë popullor në qytetet evropiane. Disa prej shesheve kryesore të qyteteve, si Vjena apo Mynihu kanë stola të njëjtë më ata që janë vendosur në sheshin “Skënderbej”.
Ещё видео!