Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Zgjedhja e degëve të studimit pas provimeve të maturës shtetërore është një sfidë më vete për gjimnazistët. Nxënës të shkollës së mesme “Ismail Qemali” tregojnë se kanë lëkundje në preferencat e tyre, megjithatë falë këshillimit të karrierës, ata kanë arritur që të kanalizojnë idetë e tyre, duke mos u ndikuar nga rrethi familjar apo shoqëror. Ndonëse puna në gjimnazin “Ismail Qemali” është intensive për këshillimin profesional falë orëve të dedikuara për këtë gjë, disa prej maturantëve shprehen se kërkimet individuale luajnë një rol të rëndësishëm që ata të qartësohen për profesionin që duan.Mësuesja përgjegjëse për këshillimin e karrierës në këtë gjimnaz, Brikena Kullolli, tregon se maturantët kanë interes të lartë për t’u njohur me degët e universiteteve të ndryshme dhe në veçanti, ndryshe nga më parë, duan të dinë se sa mundësi u ofron tregu i punës me zgjedhjet që bëjnë.Ndikimi i pandemisë dhe mësimit online, sipas mësueses Kullolli, ka ndikuar që gjimnazistët të kenë disa mangësi, gjë që janë përpjekur ta kompensojnë duke ofruar këshillime që në klasën e dymbëdhjetë.Këshillimi profesional është një faktor i rëndësishëm në orientimin e nxënësve gjimnazistë për përcaktimin e studimeve dhe zgjedhjen e profesionit të ardhshëm. Pas përfundimit të maturës shtetërore, aplikimi për në universitet kryhet përmes formularit A2, i cili bëhet publik pas marrjes së notave të provimeve me zgjedhje dhe pas daljes së kuotave për në universitet.Çdo maturant kandidat ka mundësinë të zgjedhë dhjetë degë në fakultete të ndryshme të vendit, të cilat mund t’i rendisë sipas preferencave dhe mundësive për t’u shpallur fitues.
Ещё видео!