Antonio Delilaj që shihni në këtë foto, një 17 vjeçar i cili ishte punësuar në një nga lokalet e natës në Sarandë, humbi jetën në orët e para të kësaj të shtune, pasi ashensori i lokalit u këput duke e zënë poshtë.
Ai humbi jetën në vend nga lëndimet e marra.
Policia tha se ngjarja është regjistruar rreth orës 1:15 të mëngjesit, kohë kur është këputur kavoja e ashënsorit, i cili përdorej nga biznesi kryesisht për furnizimin e lokalit dhe ka zënë poshtë adoleshentin i cili punonte aty si ndihmës kamarier.
Hetuesit kanë dyshime se ngjarja erdhi si pasojë e mosrespektimit të rregullave për vënien në punë të ashensorit.
Për ngjarjen e rëndë, në pranga u vu 43-vjeçari Lulëzim Allkushi, i cili kishte montuar ashensorin si dhe është shpallur në kërkim Spiro Iljadhi, 37 vjeç pronari i biznesit.
Policia referoi në prokurori materialet hetimore për ta si të dyshuar për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!