Kryedemokrati Lulzim Basha inkurajoi SPAK-un të hetojë personat që fshihen pas ndërtimit të kullës në qendër të Tiranës, teksa e lidhi heshjen e Rithemelimit me pazaret politike në kurriz të qytetarëve.
Në rrjetet sociale Basha shprehet: “Nuk është sekret se një pjesë e madhe e ndërtimeve të reja në Tiranë e gjetkë janë mbulesat perfekte të lidhjeve të dukshme e të padukshme mes korrupsionit politik, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar. Është po kaq domethënëse që ata që sot heshtin dhe hedhin baltë ditën, natën janë pjesë e pazareve në kurriz të interesit të qytetarëve.”
Në emër të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha kërkoi nga Prokuroria e Posaçme hetime për paratë që do të investohen për ndërtimin e kullës 185 metra të lartë në Tiranë.
Basha: “Inkurajoj SPAK të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj kulle? Paratë e kujt po pastrohen aty? Hapësira e gjelbër që po shkatërrohet ngrihet mbi gropën që qelbi për vite të tëra Tiranën, tashmë po shndërrohet në kullën ku do pastrohen paratë e krimit, korrupsionit dhe pazareve të pista politike. Ndaj thirrja ime për drejtësinë është që ajo të shndërrohet në skenë krimi para se të jetë vonë.” – shkruan Basha në Facebook.
Mesazhi i Bashës për drejtësinë është të zbulojë arsyet e heshtjes së Rithemelimit për zaptimin e hapësirës publike në qendër të kryeqytetit teksa bën thirrje për miratimin e një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, jo vetëm për dënimin e korrupsionit, por edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera dhe që fshihen pas oligarkëve.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Basha#TopNews#TopChannel
Ещё видео!