Kina bën thirrje për vetëpërmbajtje, ndërsa kërkon që konflikti në Ukrainë të zgjidhet përmes mjeteve politike. Ky është mesazhi që presidenti kinez, Xi Jinping, i ka përcjellë ish presidentit rus, Dmitry Medvedev, gjatë një takimi mes tyre në pekin. Lideri kinez i tha gjithashtu Medvedevit se ai shpreson që të dyja vendet të thellojnë bashkëpunimin strategjik.
Kina është aleati më i rëndësishëm që i ka mbetur Rusisë dhe mbështetja e saj e vazhdueshme konsiderohet gjerësisht si vendimtare për Vladimir Putinin.
Medevdev, që tani është zëvendës kryetar i këhsillit të sigurisë në Rusi, postoi një video në kanalin e tij në telegram, ku shihej ai dhe presidenti kinez ndërsa buzëqeshnin para fotografëve. Medvedev tha se ai dhe presidenti kinez kishin diskutuar për partnershipin strategjik pa kufi mes dy vendeve dhe për ukrainën po ahstu, por nuk dha më shumë detaje.
Moska i ka drejtuar sytë nga Pekini tani pasi u godit nga seri sanksionesh perëndimore si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës. Ajo po kërkon lidhje më të ngushta ekonomike, politike dhe sigurie me Kinën dhe e sheh Xi Jin Ping si një aleat të mundshëm në një koalicion anti perëndimor.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Medvedev#Takimi
Ещё видео!