[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Parlamenti i Bullgarisë ka miratuar një plan për të shpenzuar 2 miliardë dollarë për të blerë 150 makina ushtarake dhe 16 avionë të rinj luftarakë, të cilët do të zëvendësojnë avionët e prodhimit sovjetik MiG-29. Problemet me flotën e 15 avionëve sovjetikë të Bullgarisë kanë ngritur shqetësime të sigurisë midis pilotëve ushtarakë të vendit, të cilët refuzuan të fluturojnë në një operacion trajnimi tetorin e kaluar duke synuar përshpejtimin e blerjeve të reja.
Bullgaria i është bashkuar NATO-s në vitin 2004, por debatet per teknologjie e vjeteruar te flotës ajrore ushtarake kane qene prezentë për më shumë se një dekadë.
Aleanca e Atlantikut te Veriut ka inkurajuar anëtarët e saj lindorë që të zhvillojnë apo të blejnë pajisje të reja nga anëtarët perëndimorë të aleancës. Bullgaria tani po synon të blejë avionë luftarakë nga Shtetet e Bashkuara, Portugalia, Italia, Franca, Suedia dhe Izraeli. Edhe sipas planit të miratuar në Parlament, avionët duhet të jenë në përputhje me standardet qe ka përcaktuar NATO. Anëtareve te aleancës u eshte kërkuar qe te rrisin shpenzimet per mbrojtjen ne buxhetet e tyre.
Ещё видео!