Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Gjashtë ditë pas ekzekutimit të ish-drejtorit të Policisë Vlorë Artan Cukut, Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e autorit të dyshuar të këtij ekzekutimi mafioz.
Në pamjet e shpërndarë për mediat, duket një person me kapuç dhe me shall që mban të veshur një bluze blu, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vrapuar.
Autori i dyshuar është fiksuar nga dy kamera të ndryshme, në dy momente.
“Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda po vijon hetimet intensive per zbardhjen e ngjarjes se ndodhur ne daten 8 prill 2017 ku humbi jeten ish drejtuesi i Policise Artan Cuku. Policia kërkon nderkohe edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku”, sqaron policia.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!