Kënga e 4-të në albumin Jehonë nga Iliria (Echoes from Iliria, 2006) Jehone nga Iliria
#ezalbania #albaniamadeeasy #albaniaez #shqip #kenge #kengeshqiptare #kengepopullore #albania #shqiperi #parashqevisimaku
Anës lumejve nga Fan S. Noli (1928)
Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirrem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Larg prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Ëndërronj pa fund, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
----
Fugitive, banished,
Distraught and exhausted,
I grieve endlessly, hopelessly,
Along the Elbe, along the Spree.
How far we got, and how little we got,
Woe the country, the wretched people!
Along the sea, yet unwashed,
Along the light, yet unseen,
Near the table, yet starving,
Near knowledge, yet unschooled,
Naked and unaware,
Body and soul crippled.
How the beggars humiliated it,
The mercenaries, and the lords!
How the outlanders crushed it,
How the usurers throttled it,
How they cut it, how they wounded it
And made a wasteland of it,
Under the heel of aggression,
Along the Vjosa, along the Buna.
I wail, I burn, disheartened,
Crippled, disarmed,
Neither alive, nor yet buried,
I wait for a sign, and I wait for a light,
I wait for years, and I wait for days,
And how I've dried out, how I have waned,
How I've got blinder, and how I've grown older,
Far from the hearth and from work,
Along the Rhine, along the Thun.
Twisted, distraught,
Writhing and fainting,
I dream endlessly, hopelessly,
Along the Elbe, along the Spree.
And a voice grows from the river,
It rings, wakes me up from sleep,
Tells that th' countryside's uprising,
That the tyrant's growing pale,
That storm's gathering, exploding,
Swells the Vjosa, floods the Buna,
The Seman's blood red, so is the Drin,
Beys and landlords start to shudder,
Tells that come death, there'll be life
And the alarm blows through the country –
Get up and sound it,
Reap and revolt,
Peasants and workers,
Up from Shkodra South to Vlorë!
Such a drug and such a drill
Makes me young, it makes me brave,
Gives me strength and gives me hope,
Along the Elbe, along the Spree;
For, gone Winter, comes a Summer,
which will see one day our return,
back to our hearth, back to work,
Along the Vjosa, along the Buna.
Fugitive, banished,
Distraught and exhausted,
I cherish with faith and hope,
Along the Elbe, along the Spree.
Parashqevi Simaku — Anës Lumenjve
Теги
parashqevi simakume the te duaanes lumenjvefan nolifa nolikenge popullorekenge shqipmuzik popullorefestivali i kengesvargjet e shpirtitnew yorksimaku nohfene amerikecfare ndodhi me parashqevi simakuparaskevi simakuintervistasotparashqevi simaku ne moshen e riniseduke lypurpotpourrikengetthuja rinifustanin qe ta solla mbreme1997abc newsfest 63festivali 35qamileopinionelton ilirjanibehgjet pacolliblendi fevziu