Gjashtë vite pasi deputetët ngritën kartonat jeshilë për kuadrin e ri ligjor të gjyqësorit; shefat e drejtësisë së re kërkojnë më shumë kompetenca dhe pavarësi në ushtrimin e detyrës.
E pyetur nga Top Neës, deputetja Klotilda Bushka deklaroi se nuk ka ende një draft të ndryshimeve ligjore por vetem analiza që bazojnë kërkesat për ndryshime ligjore me qëllim përmiresimin e funksionalitetit të sistemit, plotësimin e vakancave më shpejt, dhe uljen e backlogut. Komisioni i Ligjeve ka ngritur nje grup teknik pune që po punon së bashku me ekspertë dhe OPDAT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë.
Mësohet se teksa mandatit të kreut të SPAK, Arben Kraja po i vjen fundi, Kuvendi është duke shqyrtuar kërkesën e tij, depozituar në prill të vitit 2021. Kraja kërkon mundesine e rikandidimit duke kerkuar amendim të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” ku futet dhe organi i drejtesise qe ai drejton.
Aktualisht, ligji parashikon një mandat 9-vjeçar për prokurorët dhe 3-vjeçar për drejtuesin e SPAK, pa të drejtë rikandidimi, teksa Kraja kërkon që të hiqet ky kufizim dhe t’i jepet ‘nje mundesi e dyte’.
Aida Hajnaj, drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimeve, kërkon më shumë pavarësi qoftë procedural po ashtu edhe financiar nga Prokuroria e Posaçme.
Pavarësi, që sipas saj do të vinte me ndryshimin e domosdoshëm të mënyrës së miratimit të stukturës së BKH-së.
Drejtuesja e BKH kërkon që t’i hiqet e drejta kreut të SPAK për të rekomanduar pezullimin apo shkarkimin e zëvendësdrejtorit të BKH-së.
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prkurorisë kërkojnë që anëtarëve jomagjistratë të KLP, t’u jepet mundësia që pas përfundimit të mandatit, të mund të punësohen si gjyqëtarë në gjykatat e Apelit, pa qenë e nevojshme të përfundojnë shkollën e magjistraturës.
Ndërkohë kryeprokurori Olsjan Çela kërkon më shumë kompetenca, duke pretenduar se përgjegjësia që i garanton Kushtetuta dhe ligji në fuqi nuk përkon me autoritetin që i është besuar. Në këtë kontekst, Çela kërkon përfshirjen e Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e vlerësimit të veprimtarisë organizative dhe administrative, pezullimit apo shkarkimit të drejtuesve të prokurorive.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ArbenKraja#TopNews#TopChannel
Ещё видео!