[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Organizata "Omonia" dhe kreu i saj Vasil Bollano dhjetëfishojnë numrin e minoritetit grek në Shqipëri. Pasi nuk i njohën rezultatet e Censusit zyrtar të 2011, "Omonia" ndërmori veteidentifikimin e komunitetit etnik grek. Për Vasil Bollanon 10% të popullsisë sonë e përben minoriteti grek. Kreu i "Omonia"-s tha se "Censusi"-t të shoqatës së tij, i janë nënshtruar 286 mijë persona ose 85% e minoritetit, duke lëne të kuptohet se numri i minoritareve greke është më i madh. Nga pyetësorët e plotësuar numri më i madh i minoriteteve greke jeton në qarkun e Vlorës me rreth 86 mijë, më pas Gjirokastra me 51 mijë, qarku i Korçës me 33 mijë dhe Tirana me 32 mijë persona me etnike grekë. Po ashtu pyetësorë janë shpërndare në Greqi, SHBA dhe shtete të tjera të Europes. Për Vasil Bollanon 65% e grekeve të deklaruar, kane gjuhe amtare greqishten, pjesa tjetër vllahishten. Duke e cilësuar regjistrimin një proces të brendshëm të shoqatës, i pyetur nga Vizion Plus Bollano pohon se jo të gjithë greket e deklaruar i përkasin besimit ortodoks. Por si e komentojnë historiane dhe politikane këtë regjistrim të "Omonia"-s? Për Pellumb Xhufin procesi ilegal i Vasil Bollanos nuk është i besueshëm dhe nuk duhet t'i jepet rendësi. Sipas të dhënave te Censusit zyrtar të vitit 2011, në Shqipëri jetojnë 24 mijë e 200 minoritare greke. Numri i shqiptareve të regjistruar në momentin e kryerjes së procesit ka dale 2.8 milion banorë dhe 189 mijë i përkasin besimit ortodoks. Por nëse shifrat e zotit Bollano do t'i ballafaqonim me ato të votuesve për partitë minoritare në zgjedhjet e fundit, nga të dhënat e KQZ rezulton se në 23 qershor, 14 mije persona kanë votuar për partine Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe 3300 për partine "Mega", pra në total 17300. Por meqë në këto zgjedhje pjesëmarrja e votuesve ishte 50%, numri i minoritareve mund të llogaritet më i madh, por në asnjë rast, përfshi dhe personat nën 18 vjeç, ai nuk i afrohet asnjërës prej shifrave që pretendon "Omonia".
Ещё видео!