Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Vetëvritet autori i vrasjes së dyfishtë që tronditi në orët e para të mëngjesit të sotëm Shijakun. Dritan Petova ka qëlluar veten me çiften që vrau të shoqen dhe vjehrrin pas 5 orësh negociata me policinë. Katër efektivë policie zbritën nga shtylla trupin e pajetë. Ndërkohë jashtë kamerave fqinjët e familjes thonë se Petova ka qenë i alkoolizuar dhe mes çiftit ka pasur mosmarrëveshje. Familja Leka dhe Petova kanë hapur dyert e mortit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të tragjedisë.
Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur Shijakun. Dritan Petova ka qëlluar më armë zjarri bashkëshorten dhe vjehrrin e tij dhë më pas ka vrarë veten.
Burimet në vendgjarje thonë se shkak për këtë krim të rëndë dyshohet të jëtë një mos marrëveshje mes tij dhe bashkëshortes.
Pas konfliktit Petova ka qëlluar me armë zjarrin bashkëshorten Zaje Petova dhe vjehrrin Ismet Leka në banesën e këtij të fundit. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:50.
Menjëherë pas vrasjes së dyfishtë, Petova ka hipur në një shtyllë radio stacioni në afërsi të shtëpisë së vjehrrit ku ndodhi ngjarja, duke kërcënuar fillimisht se do të hidhej.
Pas 5 orëve qëndrimi në shtyllë, rreth orës 11:40 të paradites, Petova ka vrarë veten me armën e krimit.
4 efektivë të policisë zbritën turpin e pajetë. Fqinjët e familjes jashtë kamerave thonë se autori ka qënë i alkoolizuar dhe se mes tij dhe bashkëshortes ka pasur mosmarrëveshje.
Familja Leka dhe Petova kanë hapur dyert e mortit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e motiveve që çuan në këtë krim të rëndë brenda familjes.
Uniformat blu të Durrësit thonë se arma e gjahut e përdorur në krim ishte me leje në emër të babait të autorit.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!