Pas shtatë ditë marrëveshje të përkoshme, armëpushimi në Rripin e Gazës ka përfunduar. Mëngjesin e 1 dhejtorit shpërthime dhe të shtëna me armë janë raportuar në Gaza, ndërkohë që Izraeli akuzon grupin e Hamasit për shkeljen e kushteve të armëpushimit.
Izraeli akuzon grupin militant palestinez për gjuajtje me raketa ndaj Izraelit dhe refuzimin e marrëveshjes për lirimin e të gjitha grave të mbajtura peng.
Menjëherë pas njoftimit të ushtrisë izraelite, mediat palestineze raportuan se sulmet izraelite kishin ndodhur në Gazën veriore.
Ndërkohë që nga Hamasi nuk ka ende një reagim lidhur me rifilimin e sulmeve, apo marrjen e përgjegjësisë për shpërthimet.
Këtë javë disa një numër i konsiderueshëm diplomatësh e krerësh shtetesh kanë bërë përpjekje për zgjatjen e armëpushimit, por pa shumë rezultat.
Armëpushimi 7 ditor, filloi më 24 nëntor dhe u zgjat dy herë, ku u liruan 110 pengje të mbajtura nga Hamasi dhe 240 të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Më parë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ‘me rifillimin e luftimeve ne theksojmë: Qeveria izraelite është e përkushtuar për arritjen e qëllimeve të luftës - për të liruar pengjet tona, për të eliminuar Hamasin dhe për të siguruar që Gaza nuk do të përbëjë kurrë një kërcënim për banorët e Izraelit.’
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Izraeli#Lufta
Ещё видео!