[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Të shtënat me armë nga Lazarati nuk janë ndalur gjithë ditën, duke shkaktuar edhe dy të plagosur: një bari 19-vjeçar me inicialet D.R nga Ura Vajgurore ka marrë një plumb në dorë dhe një në këmbë, e pak me vonë një tjetër i ri, një 20-vjeçar me inicialet F.M nga Pogradeci, është plagosur në bark. Të dy janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë në Lazarat vazhdon aksioni i policisë. Hyrja e katër autoblindave në Lazarat nga ana e Kordhoces dhe Derviçanit është shoqëruar me të shtëna armësh nga banorët e këtij fshati. Por specialet arritën të kontrollojnë 20 shtëpi, duke gjetur sasi të konsiderueshme bimësh narkotike të kultivuara, boçe kanabisi, makineri për presimin e kanabisit dhe municione në sasi të mëdha. Më herët gjatë ditës Policia lokalizoi banesën e Erik e Gurgaz Skënderit si dhe të Bajo Skëndulit, nga është qëlluar thuajse pa ndërprerje. Si pasoje e këtyre të shtënave gjatë natës mbeti i plagosur edhe një efektiv i forcave të ndërhyrjes së shpejtë nga Shkodra. Ndonëse nuk ka një sulm frontal në Lazarat, policia ka marrë edhe forca shtesë për të mos lejuar arratisje të mundshme të personave të dyshuar si agresorë. Por trafikantët kanë përdorur një mënyrë për të zhdukur provat e trafikut, ata kanë djegur sasi të mëdha lëndësh narkotike. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Artan Didi, u shpreh se policia nuk do të tërhiqet nga misioni I saj dhe do ta mbyllë operacionin pa viktima. Policia ka arrestuar 6 persona, si të dyshuar për sulmin me armë e mortaja policisë si dhe për dhunën ndaj gazetarëve që pasqyrojnë situatën në Lazarat. Polica e Shtetit i ka kërkuar banorëve të fshatit Lazarat, të kenë kujdes me lëvizjet e të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin dhe arrestimin e krimineleve.
Ещё видео!