Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur në listën e të kërkuarve senatorin amerikan, Lindsey Graham, njoftuan mediat ruse të hënën, duke cituar bazën e të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse. Në një video të publikuar nga zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, nga takimi me senatorin Graham, ky i fundit u dëgjua të thoshte se “rusët po vdesin” dhe më pas shtoi se mbështetja e SHBA-së ishte investimi “më i mirë i bërë ndonjëherë”.
Pasi Rusia i kritikoi deklaratat, Ukraina publikoi edhe një video të plotë nga takimi mes dy zyrtarëve, ku tregohej se dy citatet e Graham nuk ishin të lidhura mes tyre.
Komiteti Hetues i Rusisë tha të dielën se po hapte një hetim penal për komentet e senatorit amerikan, por nuk specifikoi se për çfarë lloj krimi po hetohej.
Graham i kundërshtoi kritikat nga Rusia, duke thënë se ai vetëm kishte lavdëruar shpirtin e ukrainasve për t'i rezistuar pushtimit rus me ndihmën e ofruar nga Uashingtoni. Republikani nga Karolina e Jugut, i njohur për pikëpamjet e tij të ashpra sa i përket politikës së jashtme, ka mbështetur furnizimin e Ukrainës me ndihma ushtarake, për ta ndihmuar atë në në luftën kundër Rusisë. Më parë, Rusia ka shtuar dhjetëra zyrtarë amerikanë në listat e ndalimit, duke ua pamundësuar kështu hyrjen në Rusi. Megjithatë, Kremlini rrallëherë ka kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë amerikanë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#LindseyGraham#Rusia
Ещё видео!