#rtvora #rtvoranews
Kryeministri dhe kreu i socialistëve Edi Rama e bëri të qartë mbrëmë se nuk ka ndërmend të përballet në një debat televiziv me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit.
Publicisti, Fahri Balliu, i ftuar në Rtv Ora thotë se Rama është i kompleksuar nga Basha pasi është ky i fundit që i mori karrigen e kryetarit të Bashkisë në zgjedhjet vendore të 2011.
Balliu: Rama i fsheh dramat e tioj, komplekset e tij. Rama ka një kompleks të rëndë nga Basha, në thelb Rama e ka më të rëndë kompleksin ndaj Lulzim Bashës se ndaj Saliut.Lulzim Basha e ka hequr nga karrigia e kryetarit të Bashkisë, e ka mundur njëherë Lulzim Basha Edi Ramën. Ai që të mund njëherë, të mund të të dytë dhe kjo është drama e tij. Për të mos u kuptuar kjo dramë dhe ky kompleks i tij ai krijon këtë, jo kukull, jo stërkukull. Kur qenka kukull aq më mirë, dil ti atje. Rama e ka shumë siklet ballafaqimin me çdo njeri, jo me Lulzim Bashën që ka për ta bërë fërtele, por edhe me gazetarët. Nuk ka rënë në ndonjë hundëlesh taman që ti tregojë vendin. E ka si kompleks të paaftësisë totale të tij dhe të frikës për tu ballafaquar me kritikën dhe qëndrimin opozitar.
Duke komentuar stilin e të bëri fushatën të kreut të opozitës, krejt i kundërt nga ai i shefit të mazhorancës dhe gjuhën e butë të përdorur ndaj kundërshtarit politik, Balliu thotë se qetësia e Bashës është ajo çfarë i duhet vendit në këtë moment për tu kthyer në normalitet.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!